Doli kundër luftës dhe dha dorëheqjen, ish-kreu i antiterrorizmit nën hetim nga FBI

Sipas një raportimi të mediave amerikane, ish zyrtari i lartë është vënë në hetim nga Byroja Federale e Hetimit për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara.

Burimi: CNN

19.03.2026. 08:11

Doli kundër luftës dhe dha dorëheqjen, ish-kreu i antiterrorizmit nën hetim nga FBI

Duket se do t’i kushtojnë rëndë deklaratat kundër luftës në Iran, ish drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Shteteve të Bashkuara, Joe Kent, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga ky post.

Sipas një raportimi të mediave amerikane, ish zyrtari i lartë është vënë në hetim nga Byroja Federale e Hetimit për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara, një vepër shumë e rëndë penale kjo në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk mundem me ndërgjegje të pastër të mbështes luftën në Iran. Irani nuk përfaqësonte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kjo luftë është nisur për shkak të presionit dhe lobimit të fuqishëm”, u shpreh Kent ditën që i dorëzoi dorëheqjen presidentit Trump.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar presidentit amerikan, Kent theksoi se në fillim të mandatit të dytë të Trump kishte paralajmëruar për një fushatë dezinformimi. Sipas tij “nisi një fushatë dezinformimi që minoi plotësisht platformën ‘America First’ dhe mbolli ndjenja pro-luftës për të inkurajuar luftën kundër Iranit”.

Ai shtoi se kjo fushatë u përdor për ta bindur presidentin se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm dhe se një sulm i shpejtë do të sillte një fitore të lehtë. “Kjo ishte një gënjeshtër dhe është e njëjta taktikë u përdor për të na tërhequr në luftën katastrofike kundër Irakut”, deklaroi Kent.

Veteran i luftës në Irak dhe prej vitesh mbështetës i Trump, Kent ka marrë pjesë në 11 misione luftarake. Në deklaratën e tij ai përmendi edhe bashkëshorten e ndjerë, Shannon Kent, një kriptografe ushtarake që humbi jetën në Siri. “Nuk mund të mbështes dërgimin e brezit të ardhshëm për të luftuar dhe vdekur në një luftë që nuk sjell asnjë përfitim për popullin amerikan”, përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)