“Vende pjesërisht të lira”, raporti i “Freedom House” për Shqipërinë e Kosovën

“Freedom House” ka publikuar raportin e saj vjetor sipas së cilit Shqipëria dhe Kosova renditen në listën e vendeve si pjesërisht të lira.

Burimi: REL

19.03.2026. 10:16

“Vende pjesërisht të lira”, raporti i “Freedom House” për Shqipërinë e Kosovën

Organizata “Freedom House” ka publikuar raportin vjetor sipas të cilit Shqipëria dhe Kosova renditen në listën e vendeve “pjesërisht të lira”.

Raporti Liria në Botë përfshin vlerësime mbi të drejtat politike dhe liritë qytetare në 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën. Ai mbulon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Shqipëria kryeson listën e vendeve të rajonit me vetëm 1 pikë përmirësim nga vlerësimi i vitit të kaluar. Ajo vlerësohet me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.

Ndërkohë, Kosova po ashtu ka një përmirësim me 1 pikë në raportin për Lirinë në Botë.

Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor.

Nga vendet e rajonit, Serbia vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë.

Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori shënuan rëniet më të mëdha të pikëve brenda një viti, ndërsa Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni gëzuan përmirësimet më të mëdha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)