Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lezhës ka zbardhur plotësisht vjedhjen e shkollës në Lezhë, duke identifikuar të gjashtë autorët e mitur. Të miturit u proceduan penalisht, ndërsa njëri prej tyre, 22 vjeç, është arrestuar. Janë sekuestruar dhe 16 nga 19 lap topët e vjedhur.
Policia e Lezhës ka zbardhur plotësisht vjedhjen e shkollës në Lezhë, duke identifikuar të gjashtë autorët e mitur. Të miturit u proceduan penalisht, ndërsa njëri prej tyre, 22 vjeç, është arrestuar. Janë sekuestruar dhe 16 nga 19 lap topët e vjedhur.
NJOFTIMI I PLOTË
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”.
Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës.
5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga.
Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.
Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.
6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.
Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin u transportuan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 7 h më parë04.05.2026.
Autori
Klevis Balliu ka ndarë në Kuvend detaje nga vizita në ambientet e paraburgimit të 313 ku mbahet ish-presidenti Ilir Meta.
19:14 8 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas vendimit të gjykatës, Sokoli ishte pjesë e platformës kibernetike ilegale “RYDOX”, një treg online ku shiteshin të dhëna sensitive të individëve dhe bizneseve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
19:00 8 h më parë04.05.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po përgatitet për ekzil, pasi e ka parë që fundi i tij politik është shumë pranë.
18:32 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Teksa kërkoi masa më të forta në kodin penal ndaj këtyre “vrasësve” në timon, Balla kërkoi kontrolle më të shpeshta të policisë ndaj “të fortëve të lagjes”.
18:04 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Pak orë pasi përmes një postimi në Facebook e kishte cilësuar ngjarjen si jo aksidentale, por vrasje, Braçe kërkoi në Parlament ndryshime ligjore në Kodin Penal, në mënyrë që drejtues automjetesh që shkaktojnë aksidente të tilla fatale të marrin dënime më të ashpra.
17:51 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.
17:35 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Kreu i grupit të PS, Balla deklaroi se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta në procesin e integrimit evropian, duke lënë pas dhe Serbinë.
17:21 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)