Shpresat e Bushit gati për miqësoren, publikohet lista e lojtarëve me 6 risi

Trajneri Bushi grumbullon 24 lojtarë për ndeshjen me Uzbekistanin, mes tyre dhe 6 emra të rinj.

19.03.2026. 12:03

Shpresat e Bushit gati për miqësoren, publikohet lista e lojtarëve me 6 risi

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka nisur përgatitjet e fundit për ndeshjet miqësore të muajit mars, duke prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Ajo që bie në sy në këtë listë është afrimi i 6 emrave të rinj, duke forcuar më tej organikën e ekipit, një pjesë e të cilëve me shumë mundësi do të përfaqësojnë dhe Kombëtaren në të ardhmen.

Gjashtë futbollistët të cilët vijnë për herë të parë në ekipin e Shpresave nga 24 të grumbulluarit në total janë Skander Tahri, Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Eron Gojani dhe Olsi Myrta.

Lista e plotë:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Skander Tahri

Mbrojtës: Enes Osmani, Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Diar Vokrri

Mesfushorë: Ammar Asani, Ergis Arifi, Benjamin Dibrani, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Eron Gojani, Olsi Myrta, Rrok Toma, Ermir Rashica.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen me Uzbekistanin më 30 mars në Antalia, teksa më herët iu anuluan dy ndeshjet me Japoninë dhe SHBA për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)