Barcelona në “qiellin e shtatë”, siguron çerekfinalet duke i dhënë leksion Newcastle

Me rezultatin e përgjithshëm 8-3, Barcelona siguroi për të 11-ën herë me radhë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

18.03.2026. 20:58

Barcelona në “qiellin e shtatë”, siguron çerekfinalet duke i dhënë leksion Newcastle

Barcelona i dha Newcastle një leksion të murëfilltë futbolli, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions. Katalanasit fituan me rezultatin e thellë 7-2 në “Camp Nou”, në një mbrëmje spektakolare për sa i takon golave të shënuar, por e mërzitshme në aspektin sportiv, ku rezistenca e anglezëve zgjati vetëm 28 minuta lojë.

Raphinha realizoi dy gola, dha dy assist dhe fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Lamine Yamal. Robert Leëndoëski realizoi gjithashtu dy herë, Fermin Lopez shënoi një gol e dha një assist, ndërsa goleadës iu bashkua edhe Bernal.

Për Newcastle nuk mjaftuan golat e Elanga-s për barazimet e përkohëshme 1-1 dhe 2-2. Bardhezinjtë u dorëzuan pa kushte përballë superioritetit të Barcelonës, pavarësisht se ishin entuziastë nga barazimi 1-1 i sfidës së parë të luajtur në Angli.

Me rezultatin e përgjithshëm 8-3, Barcelona siguroi për të 11-ën herë me radhë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. “Blaugranat” presin vetëm zyrtarizimin e fituesit nga çifti Atletico Madrid-Tottenham, ku me fitoren 5-2 të ndeshjes së parë nga spanjollët, duke se do të shkohet drejt një derbi iberik në Europë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)