E paprecedentë në futbollin ndërkombëtar. Pas titullit kampionë të Afrikës në vitin 2025, Senegalit i është hequr fitorja dy muaj pasi festuan trofeun dhe morrën medaljet. Edhe pse e humbën ndeshjen në kohën shtesë, “Luanët e Atlasit” janë shpallur përfundimisht fitues në tavolinë, me rezultatin 3-0 nga Konfederata Afrikane e Futbollit.
Apeli i CAF ka vendosur të anulojë fitoren e Senegalit, duke ndryshuar rezultatin e finales së luajtur më 18 janar. Vendimi vjen pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes. Fillimisht Senegali shënoi një gol, i cili u anulua pa të drejtë nga arbitri.
Në minutën e 98-të, Marokut iu akordua një penallti e dyshimtë. Lojtarët e Senegalit braktisën fushën në shenjë proteste. Pas 15 minutave, ata u kthyen për të vijuar ndeshjen. Loja vazhdoi me Brahim Diaz që humbi 11-metërshin, duke bërë që ndeshja të ishte ende e hapur. Pak minuta më pas, Senegali shënoi golin e triumfit me Gueye.
Por, dy muaj pas atyre ngjarjeve skandaloze, Konfederata Afrikane e Futbollit mori një tjetër vendim shumë të diskutueshëm dhe që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. CAF e shpalli kombëtaren e Senegalit humbëse në tavolinë, pasi lojtarët braktisën fushën në momentin kur po ekzekutohej penalltia. Ky veprim u konsiderua shkelje e rregullores së kompeticionit dhe titulli kampion iu dha Marokut.
Në një komunikatë zyrtare, CAF shpjegoi vendimin: “Juria e Apelit të Konfederatës Afrikane të Futbollit, në zbatim të nenit 84 të Rregullores së Kupës së Afrikës së Kombeve, vendosi të shpallë kombëtaren e Senegalit humbëse në tavolinë në finalen e Kupës së Afrikës ‘Marok 2025’. Si pasojë, rezultati homologohet 3-0 në favor të Marokut”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)