Real Madrid “djeg” City-n e Guardiola-s, PSG ja bën 8-2 Chelsea-t

Ndeshjet e dyta të fazës së 1/8-ve të Champions League dhuruan gola, por jo surpriza. Real Madrid siguroi kualifikimin duke eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-1.

17.03.2026. 23:08

Real Madrid “djeg” City-n e Guardiola-s, PSG ja bën 8-2 Chelsea-t

Ndeshjet e dyta të fazës së 1/8-ve të Champions League dhuruan gola, por jo surpriza. Real Madrid siguroi kualifikimin duke eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-1. Ndeshja e kthimit ishte intensive që në minutat e para, por gjithçka ndryshoi kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje me dorë në vijën fatale. Vinícius Júnior realizoi nga pika e bardhë, duke thelluar diferencën. Edhe pse City reagoi me golin e Erling Haaland, madrilenët kontrolluan lojën dhe vulosën fitoren në fund, duke i dhënë fund rrugëtimit të anglezëve në këtë edicion.

Në një tjetër përballje, Arsenal mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin 2-0, duke kaluar më tej me shifrat e përgjithshme 3-1. Londinezët dominuan lojën dhe gjetën avantazhin me një gol të bukur nga Eberechi Eze, ndërsa Declan Rice dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë nga distanca. Arsenal tregoi siguri dhe vazhdon serinë pozitive, duke u konfirmuar si një pretendent serioz për trofeun.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain shkatërroi Chelsea me rezultatin 3-0 në Londër, duke kaluar në çerekfinale me një total bindës 8-2. PSG dominoi plotësisht ndeshjen, me Khvicha Kvaratskhelia dhe Bradley Barcola që shënuan herët, duke i prerë çdo shpresë vendasve. Chelsea tentoi të reagojë, por pa sukses, ndërsa francezët shtuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë për të vulosur triumfin.

Kështu, Real Madrid, Arsenal, PSG  dhe më herët Sportingu i Lisbonës, avancojnë në çerekfinale, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës mësohen edhe 4 skuadrat e tjera.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)