Katari dëbon diplomatët iranianë pas sulmeve me raketa ndaj infrastrukturës energjetike

Katari ka urdhëruar atasheun ushtarak dhe atë të sigurisë të Iranit, së bashku me stafin e tyre, të largohen nga vendi brenda 24 orëve, pasi janë shpallur “persona non grata”, njoftoi Ministria e Jashtme e Katarit.

Burimi: BBC

18.03.2026. 22:46

Vendimi vjen pas një sulmi të mëhershëm ndaj zonës industriale Ras Laffan, si dhe në vijim të asaj që autoritetet e Katarit e cilësojnë si sulme të përsëritura nga Irani. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ministria paralajmëroi se nëse Irani vazhdon veprimet “armiqësore”, Katari do të marrë masa shtesë për të mbrojtur veten.

Ndërkohë, rajoni i Gjirit Persik është përfshirë nga një valë sulmesh me raketa, duke rritur ndjeshëm tensionet dhe duke vënë në rrezik infrastrukturën energjetike.

Kompania shtetërore QatarEnergy bëri të ditur se një nga objektet më të rëndësishme të përpunimit të naftës në Ras Laffan është goditur nga raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas saj, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa konfirmohet se nuk ka viktima dhe i gjithë personeli është i sigurt.

Autoritetet e Katarit theksuan se shërbimet e mbrojtjes civile vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në këtë zonë strategjike, e cila më herët ishte përmendur nga Irani si një objektiv i mundshëm.

Në Arabinë Saudite, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ka neutralizuar katër raketa balistike të lëshuara drejt kryeqytetit Riad, duke shtuar se nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)