Klubi gjerman Bayern Munich është përballur me një situatë të pazakontë përpara ndeshjes së kthimit në Champions ndaj Atalantës. Me kualifikimin në xhep, klubi bavarez dëshiron të aktivizojë portierin 16-vjeçar, Leonard Prescott.
Problemi lidhet me ligjin gjerman për mbrojtjen e të miturve, i cili ndalon që personat nën 18 vjeç të punojnë pas orës 20:00. Ndërkohë, ndeshja ishte planifikuar të niste në orën 21:00, gjë që e bën të pamundur aktivizimin e lojtarit pa një leje të veçantë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit bavarez kanë kërkuar një përjashtim të posaçëm nga autoritetet shtetërore. Për të marrë miratimin, sipas ligjit kërkohet dakordësia e qeverisë, prindërve të lojtarit, mjekut si dhe e shkollës së tij.
Me sa duket leja është dhënë, sepse talenti Prescott është në listën e lojtarëve rezervë të bavarezëve për ndeshjen me Atalantën. Portieri i ri mund të bëjë debutimin e tij në një ndeshje të nivelit të lartë ndërkombëtar, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj që aktivizohet në një përballje të këtij niveli për Bayern Munich.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)