Videoja “hot” u bë virale, arrestohet një tjetër influencere në Bali

Sipas autoriteteve, materiali ishte shitur përmes platformave si OnlyFans, çka çoi në ndërhyrjen e policisë.

Burimi: The Sun

19.03.2026. 13:38

Videoja “hot” u bë virale, arrestohet një tjetër influencere në Bali

Një modele dhe influencere franceze është arrestuar në Bali pasi dyshohet se ka realizuar dhe shpërndarë video me përmbajtje të lartë erotike, në shkelje të ligjeve strikte të Indonezi.

Bëhet fjalë për Melisa Mireille Jeanine, 23 vjeçe, e njohur në rrjet me emrin “CallMeSlo”. Ajo u ndalua nga policia së bashku me menaxherin e saj dhe një bashkëpunëtor mashkull, pasi një video eksplicite e realizuar në zonën turistike Canggu u publikua dhe u shpërnda online.

Sipas autoriteteve, materiali ishte shitur përmes platformave si OnlyFans, çka çoi në ndërhyrjen e policisë.

Influencerja dhe një shtetas italian u arrestuan në aeroporti, teksa po përpiqeshin të largoheshin drejt Tajlandës, ndërsa menaxheri i saj u ndalua më vonë.

Policia deklaron se motivi kryesor ishte përfitimi financiar nga përmbajtje pornografike. Tre të arrestuarit rrezikojnë deri në 10 vite burg për prodhim të materialeve të ndaluara dhe deri në 6 vite të tjera për shpërndarjen e tyre.

Rasti vjen në një kohë kur autoritetet indoneziane kanë shtuar kontrollet ndaj turistëve që shkelin ligjet dhe normat kulturore të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)