Superkompjuteri i Opta ka publikuar parashikimet më të fundit për fituesin e Ligës së Kampioneve, pas përcaktimit të skuadrave çerekfinaliste.
Sipas këtij vlerësimi, Arsenali konsiderohet skuadra më favorite për të fituar trofeun. Londinezët shihen si ekipi më i fortë për të kaluar më tej dhe për të arritur deri në fund të kompeticionit, ku do të përballen me Sportingun e Lisbonës.
Pas Arsenalit, ndër pretendentët kryesorë renditet Bayern Munich, që ka një përballje të fortë ndaj Real Madridit. Edhe Barcelona mbetet një nga ekipet më të favorizuara, ndërsa në çerekfinale do të ndeshet me Atletico Madrid.
Në garë për trofeun është edhe Paris Saint-Germain, që do të përballet me Liverpool, në një tjetër sfidë të fortë.
Sipas analizës së Opta-s, edhe pse disa ekipe si Real Madrid apo Liverpool kanë më pak shanse krahasuar me rivalët, ato mbeten të rrezikshme për shkak të eksperiencës dhe historisë në këtë turne.
Në fund të listës qëndrojnë Atletico Madrid dhe Sportingu, të cilat konsiderohen më pak favorite, por gjithsesi mund të surprizojnë në fazat vendimtare.
Parashikimet janë bazuar në formën aktuale të skuadrave, historikun dhe performancën e tyre, duke e bërë garën për trofeun më të hapur dhe interesante se kurrë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)