“90% shanse për sulm ndaj Iranit”, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për Lindjen e Mesme

Edhe pse bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë shënuar “progres”, dallimet mbeten të thella dhe zyrtarët amerikanë nuk janë optimistë për një marrëveshje të shpejtë diplomatike.

18.02.2026. 17:27

“90% shanse për sulm ndaj Iranit”, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për Lindjen e Mesme

Tensionet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të përshkallëzohen në një konflikt të hapur ushtarak brenda javëve të ardhshme. Kështu raporton “Axios”, duke cituar burime të afërta me administratën e presidentit Donald Trump. Sipas tyre ekziston “90% probabilitet” për një veprim konkret ushtarak në Lindjen e Mesme.

Sipas raportit, megjithëse bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë shënuar “progres”, dallimet mbeten të thella dhe zyrtarët amerikanë nuk janë optimistë për një marrëveshje të shpejtë diplomatike. “Presidenti po humb durimin. Disa njerëz rreth tij e paralajmërojnë kundër një lufte me Iranin, por gjasat për veprim janë shumë të larta”, ka thënë një këshilltar për “Axios”.

Burimet theksojnë se një operacion i mundshëm amerikan nuk do të ishte një goditje e kufizuar, por një fushatë e gjerë që mund të zgjasë për javë të tëra, duke iu afruar një lufte të mirëfilltë. Sipas raportit, bëhet fjalë për një operacion të mundshëm të përbashkët SHBA-Izrael, me objektiva strategjikë dhe me pasoja serioze për regjimin iranian.

Ndërkohë, prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik është rritur ndjeshëm. Dy aeroplanmbajtëse të shoqëruara nga afro dymbëdhjetë anijesh luftarake, qindra avionë dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore janë dislokuar në rajon. Ndërkohë, të tjera përforcime janë rrugës. Raporti përmend gjithashtu një takim treorësh në Gjenevë mes këshilltarëve të Trump dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Megjithatë, sipas burimeve, nuk ka shenja konkrete për një përparim diplomatik që do të shmangte përshkallëzimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)