Kombëtarja e Iranit në futbollin e femrave ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar para ndeshjes hapëse të Kupës së Azisë në Australi. Ky gjest që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas raportimit nga “The Guardian”, të gjitha lojtaret qëndruan në heshtje.
Vajzat futbolliste e kanë mbajtur shikimin drejt përpara gjatë ekzekutimit të himnit, përpara nisjes së sfidës së Grupit A kundër Koresë së Jugut. Ndeshja u zhvillua në Queensland dhe përfundoi me fitoren 3-0 të vajzave koreane. Trajnerja e përfaqësueses, Marziyeh Jafari si dhe lojtaret e saj, refuzuan të japing komente rreth luftës dhe për vdekjen e Ali Khamenei.
Skuadra iraniane kishte mbërritur në Australi disa ditë përpara fillimit të sulmeve ajrore në Lindjen e Mesme. Në vijim të turneut, Irani do të përballet të enjten me Kombëtaren e Australisë për femra dhe të dielën me Kombëtaren e Filipineve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)