Papa i lutet Zotit: Ndriço liderët që të kenë guximin të braktisin projektet e vdekjes

Papa Leoni u ka bërë thirrje liderëve të botës që të heqin dorë nga armët dhe nga politikat që nxisin luftën, në një videomesazh kushtuar lutjeve për muajin mars.

Burimi: BBC

05.03.2026. 17:23

Papa i lutet Zotit: Ndriço liderët që të kenë guximin të braktisin projektet e vdekjes

Papa Leoni u ka bërë thirrje liderëve të botës që të heqin dorë nga armët dhe nga politikat që nxisin luftën, në një videomesazh kushtuar lutjeve për muajin mars. Mesazhi i tij ishte i përqendruar te paqja, çarmatimi dhe përgjegjësia e udhëheqësve për të garantuar një të ardhme më të sigurt për njerëzimin.

Në fjalën e tij, Papa theksoi se bota ka nevojë për dialog dhe diplomaci, jo për përshkallëzim konfliktesh. Ai u shpreh: “Sot ngremë lutjen tonë për paqen në botë, duke kërkuar që kombet të heqin dorë nga armët dhe të zgjedhin rrugën e dialogut dhe diplomacisë”. Sipas tij, siguria e vërtetë nuk ndërtohet mbi frikën dhe kontrollin, por mbi besimin, drejtësinë dhe solidaritetin mes popujve.

Në fund të mesazhit, Ati i Shenjtë drejtoi edhe një lutje të drejtpërdrejtë për liderët politikë të botës. Ai tha: “Zot, ndriço liderët e kombeve që të kenë guximin të braktisin projektet e vdekjes, të ndalin garën e armatimeve dhe të vendosin në qendër jetën e më të pambrojturve”.

Papa paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e armëve bërthamore, duke theksuar se kërcënimi nuk duhet të kushtëzojë kurrë më të ardhmen e njerëzimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)