“Kushdo që do të emërohet Udhëheqës Suprem, i paligjshëm”, alternativa që jep Reza Pahlavi

Sipas tij, zgjidhja e vetme e ligjshme është një “sistem tranzicioni”, për të cilin tha se është përshkruar në dokumentin e quajtur Manuali i Fazës së Emergjencës i Projektit për Prosperitetin e Iranit.

05.03.2026. 17:35

“Kushdo që do të emërohet Udhëheqës Suprem, i paligjshëm”, alternativa që jep Reza Pahlavi

Reza Pahlavi, djali i ish-shahut të fundit të Iranit, ka deklaruar se çdo person që do të emërohet në postin e Udhëheqësit Suprem në vend nuk do të ketë legjitimitet. Qëndrimin e tij, ai e ndau nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.

“Kushdo që do të emërohet, qoftë Mojtaba Khamenei apo Hassan Khomeini, do të jetë pa legjitimitet. Ata do të jenë edhe bashkëfajtorë në të kaluarën e përgjakshme të këtij regjimi dhe të udhëheqësve të tij kriminalë, Ruhollah Khomeini dhe Ali Khamenei”, shkruante ai. Sipas Pahlavit, regjimi i Shtetit Islamik të Iranit është drejt kolapsit dhe nuk gëzon më asnjë legjitimitet.

Ai shtoi se alternativa e vetme e ligjshme ndaj këtij sistemi është një “sistem tranzicioni”, për të cilin tha se është përshkruar në dokumentin e quajtur Manuali i Fazës së Emergjencës i Projektit për Prosperitetin e Iranit. Sipas deklaratës së bërë nga djali i ish-shahut, komponentët e këtij sistemi tranzitor do të prezantohen gradualisht në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)