Koreja e Veriut po pajis anijet luftarake me armë bërthamore

Konfirmimi u dha nga udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un. Sipas tij, ky moment përbën një ndryshim rrënjësor në mbrojtjen e sovranitetit detar.

05.03.2026. 17:48

Koreja e Veriut po pajis anijet luftarake me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se vendi i tij po pajis anijet e marinës ushtarake me armë bërthamore. Deklarata u bë gjatë inspektimit të testeve të një destrojeri të ri, i prezantuar si një nga anijet më moderne të flotës.

Sipas mediave shtetërore, të cituara nga agjencia zyrtare “Korean Central Neës Agency”, Kim theksoi se procesi i armatimit bërthamor të marinës po përparon në mënyrë të kënaqshme. “Armatosja e marinës me armë bërthamore po ecën mire”, deklaroi ai.

Lideri Suprem shtoi se ky moment përfaqëson një ndryshim rrënjësor në mbrojtjen e sovranitetit detar të Koresë, diçka që sipas tij vendi nuk kishte arritur ta realizonte për më shumë se gjysmë shekulli. Testet e fundit përfshinë edhe lëshimin e një rakete lundruese det-tokë, të kryer pak kohë pas zhvillimit të kongresit pesëvjeçar të Partisë së Punës në Korenë e Veriut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)