Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Qeveria e Maltës ka nisur një iniciativë të re për të luftuar trafikun në rritje në ishull: të rinjtë mund të përfitojnë nëse vendosin të mos marrin patentën për drejtimin e automjetit për 5 vitet e ardhshëm.
Të përfitosh deri në 25 mijë euro nëse vendos të mos marrësh patentën për drejtimin e automjetit. Kjo është zgjidhja që ka dhënë qeveria e Maltës për të luftuar trafikun në rritje në ishull. Iniciativa e re ka nisur nga të rinjtë.
Masa tashmë ka hyrë në fuqi dhe 100 të rinjtë e parë nën moshën 30 vjeç e kanë pranuar ofertën. Ata do të marrin përfitimin financiar në këmbim të angazhimit që të mos drejtojnë automjete për pesë vjet. Për të lehtësuar lëvizjen e tyre, autoritetet kanë vendosur në dispozicion transport publik falas, duke përfshirë autobusët në të gjithë arkipelagun.
Qëllimi i kësaj nisme është ulja e trafikut, i cili është bërë një problem serioz në vend. Aktualisht në Maltë qarkullojnë rreth 457 mijë automjete, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2025 janë regjistruar 3,754 makina të reja. Edhe pse numri i automjeteve është relativisht në përpjesëtim të drejtë me popullsinë, territori i vogël i vendit prej afro 317 kilometra katrorë, e bën situatën shqetësuese.
Sipas të dhënave ndërkombëtare, Malta renditet në vendin e 32-të në botë për raportin mes popullsisë dhe numrit të makinave në qarkullim. Ndërkohë Italia ndodhet në vendin e 12-të, ndërsa San Marino mban vendin e parë. Nisma është promovuar nga qeveria laburiste e kryeministrit Robert Abela, e cila synon të përballojë edhe rritjen e shpejtë të popullsisë.
Malta ka aktualisht ritmin më të lartë të rritjes demografike në Europë, me 3,83% rritje gjatë vitit të fundit. Në dy dekadat e fundit, dendësia e popullsisë në vend është rritur nga 1,263 në 1,766 banorë për kilometër katro. Në vetëm dhjetë vitet e fundit, popullsia e Maltës është rritur nga 440 mijë në rreth 550 mijë banorë.
Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.
22:44 3 min më parë04.05.2026.
Autori
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.
22:27 13 min më parë04.05.2026.
Autori
Avioni ishte nisur nga aeroporti Pampulha në orën 12:16 teksa pak minuta më vonë, shërbimet e emergjencës u njoftuan për rrëzimin e tij.
22:13 27 min më parë04.05.2026.
Autori
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
21:13 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Zelensky theksoi se kjo situatë tregon se Rusia nuk është në një pozicion të fortë dhe u bëri thirrje liderëve evropianë të vazhdojnë presionin ndaj saj përmes sanksioneve.
20:58 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit.
20:43 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Mohammed Imad, një mekanik nga kampi Nuseirat, tha se një riparim i plotë i makinës që kushtonte 2,000–2,500 shekel para luftës tani ka tejkaluar 17,000 shekel, që do të thotë më shumë se 5,650 dollarë.
20:27 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Trump bëri me dije se ky reagim vjen në një kohë kur Irani ka qëlluar në drejtim të anijeve të vendeve të tjera.
20:11 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Kryetari i bashkisë, Burkhard Jung, bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
19:41 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)