Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 8 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një hetim paraprak zbuloi se SHBA përdori informacion të vjetër gjatë një sulmi në Iran ku u qëllua dhe një shkollë fillore.
Një hetim paraprak i ushtrisë amerikane ka zbuluar se sulmi ndaj shkollës fillore Shajareh Tayyiba në Iran, më 28 shkurt, ndodhi aksidentalisht për shkak të të dhënave të vjetëruara të inteligjencës.
Sipas CNN, që citon disa burime ushtarake, për këtë sulm u përdorën disa imazhe të vjetra nga
Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes të vitit 2013 dhe 2016 që tregonin se shkolla dhe baza ushtarake kishin qenë pjesë e një kompleksi, por më vonë ishin ndarë më një gardh.
Nga lëshimi i raketave në drejtim të këtij objekti të paktën 168 fëmijë u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Komanda Qendrore e SHBA-së krijoi koordinatat e objektivit për sulmin duke përdorur informacion të vjetëruar të ofruar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, gjë që kontribuoi në gabim, thanë për CNN burimet e informuara mbi gjetjet paraprake.
New York Times raportoi për herë të parë detajet e hetimit paraprak, i cili është ende në vazhdim.
Presidenti Trump kishte pohuar më parë se Irani mund të ishte fajtor për sulmin, megjithëse kur u pyet pse askush në administratën e tij nuk dukej se po e mbështeste publikisht këtë pretendim, ai u përgjigj: “ Sepse thjesht nuk di mjaftueshëm për këtë. ”
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha të martën se sulmi do të hetohet me kujdes, duke shtuar se SHBA-të kanë bërë çdo përpjekje të mundshme për të shmangur viktimat civile.
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 1 min më parë11.03.2026.
Autori
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
22:46 12 min më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 28 min më parë11.03.2026.
Autori
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
21:58 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Ambasada amerikane në Irak bën me dije se grupe të lidhura me Iranin po shënjestrojnë hotelet në Bagdad ku qëndrojnë amerikanët.
21:43 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti francez, Macron tha në një bisedë me liderët e G7 se lufta në Iran nuk duhet të çojë në lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
21:27 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian vendosi tre kushte për fundin e konfliktit duke thënë se kërkon dëmshpërblim financiar, njohjen e të drejtave të vendit dhe garanci ndërkombëtare për të mos pasur sulme të ngjashme në të ardhmen.
21:13 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Ukraina bën me dije se ka shkatërruar një nga fabrikat më të rëndësishme të Rusisë që prodhonte raketa.
20:14 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Në Dubai, mbi 80 mijë prenotime afatshkurtra u anuluan gjatë javës deri më 6 mars.
19:58 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)