Ka qenë një natë e mbushur me sinjale alarmi ajo e mbrëmshmja në Izrael, ku qindra raketa iraniane kanë shpërthyer në qiell nga mbrojtja ajrore “Iron Dome”.
Megjithatë, raportohet se nga fragmentet raketave dhe dronët e regjimit iranian kanë shkaktuar dëme dhe viktima në rrethinat e Tel Avivit dhe Jerusalem.
Një raketë ka shpërthyer në Ramat Gan, duke lënë pas dy të vdekur, ndërkohë që në objektivin e sulmeve ka qenë dhe një stacion hekurudhor, ku dy persona mbetën të plagosur.
Copa të raketave janë gjetur në orët e para të mëngjesit dhe në një shkollë pranë Jeruzalemit.
Ndërkohë, ushtria amerikane njofton se në orët e fundit ka bombarduar me sukses dhjetëra pozicione raketash iraniane që ishin vendosur në brigjet e Hormuzit dhe shënjestronin anijet që kalonin.
Sipas CentCom gjatë këtyre sulmeve u përdorën disa armë speciale që shkatërruan raketa kruz në zonë që ishin kthyer në kërcënimin kryesor të rrugës më të rëndësishme tregtare detare.
Në një zhvillim tjetër, shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Amir Hatami premtoi se do të ketë hakmarrje për vrasjen e kreut të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ali Larijani dhe të gjithë martirët që derdhën gjakun e tyre gjatë sulmeve të SHBA dhe Izraelit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)