Ashtu siç e ka bërë zakon tashmë në vizitat që bën jashtë vendit, Presidenti ruk Rexhep Taip Erdogan edhe në Kajro e ka çuar një makinë elektrike turke, të markës Togg.
Ajo iu dorëzua si dhuratë në shenjë të miqësisë së mirë homologut të tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi
Makina iu dorëzua menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes dhe konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur nga të dy udhëheqësit.
Erdogan kishte përzgjedhur makinën me ngjyrë të kuqe, "Anatolia", një nga ngjyrat karakteristike të Togg. Togg është automjeti i parë turk me emetim zero, i prodhuar në vend.
Më pas, të dy presidentët, në prani të Ministrit Turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kasır, u fotografuan brenda makinës në kopshtet e Pallatit Ittihadiya, rezidencës presidenciale të Egjiptit.
Më vonë, Erdogan u drejtua për në hotelin ku u mbajt sesioni i fundit i Forumit të Biznesit Turqi-Egjipt, duke udhëtuar në të njëjtin automjet elektrik të drejtuar nga al-Sisi.
Prodhimi i automjetit të parë elektrik turk nga kompania TOGG filloi më 29 tetor në Bursa dhe përkoi me 99-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. TOGG është një konsorcium kompanish turke që u themelua në vitin 2018 dhe qëllimi i tyre është ta bëjnë Turqinë të pavarur nga prodhuesit e huaj të automjeteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)