PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale. Vendimi erdhi pas njoftimit të Partisë Demokratike se do të bojkotonte punimet e këtij komisioni, duke e tensionuar më tej debatin politik mes palëve.

03.02.2026. 21:10

Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi ndryshim të rendit të ditës, duke u mbështetur në nenin 49 të Rregullores së Kuvendit. Ai deklaroi se projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025, që lidhet me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, nuk do të shqyrtohej, me shpresën se puna do të rifillojë normalisht brenda këtij komisioni.

“Darka sjell edhe habere të mira”, u shpreh Balla, duke nënvizuar se tërheqja synon të krijojë hapësirë për dialog dhe për rikthimin e opozitës në proces. Sipas tij, qëllimi mbetet vijimi i reformës në një frymë bashkëpunimi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, reagoi duke theksuar se kërkesa e PD-së ka qenë e qartë që në fillim, tërheqja e plotë e vendimit dhe jo thjesht shtyrja e tij. “Tërheqja tregon vullnet, shtyrja nuk tregon asgjë”, deklaroi Boçi, duke akuzuar mazhorancën se po e mban peng procesin.

Debati në Kuvend tregoi edhe një herë mungesën e konsensusit mes palëve për Reformën Territoriale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky hap do të çojë në rifillimin e dialogut politik apo do të thellojë më tej përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)