Ernest Muçi është një herë vendimtar për Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar vijon të jetë në formë të shkëlqyer edhe në Kupën e Turqisë, ku shënoi golin që i hapi rrugën e fitores 3-0 të ekipit të tij përballë Fethiyespor.
Sfida e raundit të tretë ishte tepër e komplikuar, madje miqtë arritën të shënonin, por rrjeta e tyre u anulua nga VAR. Për të ndihmuar ekipin, shërbeu klasi i Muçit. Në minutën e 69-të, ylli shqiptar shënoi me një prej goditjeve të tij potente nga pozicion i prirët.
Ky gol edhe në Kupë, ishte thjesht një konfirmim i ecurisë fantastike të Ernest Muçit. Në dhjetë ndeshjet e fundit me Trabzonspor ai ka shënuar 8 gola, teksa ka dhënë edhe dy asist, duke qenë padyshim lojtari më i rëndësishëm për skuadrën. Në total, në këtë sezon janë 11 gola të realizuar në 20 ndeshje. Thjesht i papërmbajtshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)