I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 16 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Drerët që simbolizojnë Krishtlindjet në Lapland po përballen me një kërcënim serioz, pasi numri i ujqërve në Finlandën veriore ka shënuar rritjen më të madhe në dekada. Barinjtë e drerëve paralajmërojnë se humbjet po rrezikojnë jo vetëm jetesën e tyre, por edhe një traditë shekullore.
Juha Kujala, bari drerësh në Kuusamo, thotë se këtë vit po gjen pothuajse çdo ditë kufoma drerësh të vrarë nga ujqërit.
“Ky vit është më i keqi ndonjëherë në këtë zonë”, shprehet ai, ndërsa qëndron pranë një dreri të vrarë së fundmi.
Sipas tij, humbjet janë veçanërisht të rënda kur preken drerët femra, të cilat sjellin vetëm një këlysh në vit. “Ndihem vërtet keq. Ekuilibri nuk është i drejtë. Ka aq shumë ujqër saqë ata kërcënojnë të gjithë sistemin këtu”, shton Kujala.
Familja e tij merret me mbarështimin e drerëve prej më shumë se 400 vitesh. Përveç kësaj, ai ka zhvilluar turizmin festiv, duke ofruar shëtitje me slita drerësh dhe aktivitete për vizitorët që vijnë në “shtëpinë zyrtare të Santa Claus-it”.
Për turistët, drerët janë magjia e Krishtlindjeve, ndërsa për barinjtë, ata janë mbijetesë ekonomike.
Sipas Ministrisë Finlandeze të Bujqësisë dhe Pylltarisë, vrasja e një dreri femër në kulmin e prodhimtarisë i shkakton pronarit një humbje prej rreth 1,572 eurosh. Barinjtë ankohen se kompensimi shtetëror nuk mjafton dhe se procedurat burokratike u marrin shumë kohë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia e ujqërve në Finlandë është rritur ndjeshëm, nga rreth 295 ujqër në pranverën e vitit 2024 në rreth 430 këtë vit, niveli më i lartë në dekada. Kujala paralajmëron se, pa masa, “brenda pak vitesh zona të tëra do të mbeten pa drerë”, duke vënë në rrezik një nga traditat më të vjetra të vendit.
Dubai ka inauguruar plazhin e parë në botë të dedikuar vetëm për gratë, një projekt që synon të ofrojë privatësi maksimale dhe ambiente moderne për pushim, sport dhe argëtim.
17:54 14 h më parë13.05.2026.
AutoriRubini u zbulua menjëherë pas festivalit tradicional të Vitit të Ri që Mianmari e zhvillon në muajin prill dhe u bë public nga presidenti i Mianmarit këtë javë. Tani ai konsiderohet si rubini i dytë më i madh i zbuluar ndonjëherë në vend.
20:33 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Fluturimi i parë mbi Polin e Veriut mbush 100 vjeç: Më 12 maj 1926, anija ajrore Norge, e ndërtuar në Itali nga Umberto Nobile, fluturoi mbi pikën më veriore të planetit për herë të parë në një mision epik të udhëhequr nga Roald Amundsen dhe të financuar nga milioneri amerikan Lincoln Ellsworth.
14:54 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi mes turistëve, veçanërisht atyre që kishin planifikuar festa apo udhëtime speciale.
12:02 1 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Ajo që nisi si një ide e pazakontë në vitet ’90, u kthye në një revolucion për mjekësinë pediatrike. Dy mjekë britanikë u frymëzuan nga pit-stop-et e Formula 1 për të përmirësuar trajtimin e foshnjave në gjendje kritike dhe për të reduktuar gabimet gjatë transferimit të tyre në terapi intensive.
21:35 2 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Një pikturë e vjedhur nga një koleksionist arti hebre nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore është gjetur në shtëpinë e pasardhësve të një bashkëpunëtori famëkeq holandez të SS, tha një detektiv arti.
16:19 2 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Shpesh përshkruhet si nata më e madhe e Afrikës në film dhe modë. Viparët, regjisorët dhe krijuesit mbërritën në edicionin e 12-të të Çmimeve AMVCA në Nigeri me tren dramatik, fustane skulpturale, pëlhura vezulluese dhe dizajne shumë teatrale.
08:02 3 ditë më parë11.05.2026.
Autori
Një turist gjerman ka fituar një shpërblim prej më shumë se 900 eurosh pasi nuk mundi të siguronte një shezlon për shkak se klientët e tjerë i rezervonin ato me peshqirë.
22:59 6 ditë më parë07.05.2026.
Autori
Faqet e pasaportës zbulojnë peizazhe të ndërlikuara dhe mahnitëse letoneze, të realizuara me një nivel të lartë artistik dhe teknologjik. Përveç pamjes elegante, ky element shërben edhe si masë e avancuar kundër falsifikimit
22:13 6 ditë më parë07.05.2026.
Autori
Komente (0)