Reali fiton derbin, i bashkohet Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës
“El Clasico” të dielën në orën 20:00, madrilenët do të kërkojnë të marrin hak për disfatën 5-2 të vitit të kaluar.
22:09 1 ditë më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Bashkëpunim me mbi 260 mjekë aktivë nga 60 shtete dhe fusha të ndryshme, për të kuptuar si mund të jepen përgjigje të dobishme dhe të sigurta në lidhje me shëndetin.
“OpenAI” ka lançuar një version të ri të “ChatGPT”, të quajtur “ChatGPT Shëndetësia”, që do ti mundësojë përdoruesve të ngarkojnë kartelat e tyre mjekësore dhe të konsultohen online me inteligjencën artificiale për gjendjen e tyre shëndetësore. Megjithatë, kompania “OpenAI” siguroi se ky sistem nuk ka për qëllim të zëvendësojë mjekët dhe nuk do të bëjë diagnoza.
Në një njoftim të publikuar, kompania tha se gjatë dy viteve të fundit ka bashkëpunuar me mbi 260 mjekë aktivë nga 60 shtete dhe fusha të ndryshme të mjekësisë, për të kuptuar si mund të japin përgjigje të dobishme dhe të sigurta në lidhje me shëndetin. “‘ChatGPT Shëndetësia’ është projektuar për të ofruar informacion dhe për të mbështetur përdoruesit në menaxhimin e shëndetit të tyre, por nuk ka për qëllim të zëvendësojë asnjëherë mjekët”, theksoi “OpenAI”.
Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me privatësinë e të dhënave shëndetësore të përdoruesve. Për këtë arsye, “OpenAI” ka theksuar se “ChatGPT Shëndetësia” do të përdorë protokolle të avancuara të sigurisë dhe privatësisë, duke përfshirë sisteme të kriptimit dhe mekanizma të izolimit të bisedave. Kjo do të garantonte që informacionet shëndetësore të mbeten private dhe të ndara nga të dhënat e tjera të përdoruesve.
Ky aplikacion do të jetë i dobishëm për udhëzime të përgjithshme, siç janë këshillat për ushqim, regjim ushtrimesh dhe përgatitja për ekzaminime mjekësore. Megjithatë, “ChatGPT Shëndetësia” nuk është i dizajnuar për të bërë diagnoza apo për të trajtuar sëmundje. Synimi është të lehtësohet qasja me shërbimet shëndetësore dhe për të mbështetur pacientët në menaxhimin e informacionit shëndetësor.
Zgjohesh dhe është viti 2016. Justin Bieber dhe Drake dominojnë listën e kënfëve, të gjithë luajnë Pokemon Go, merreni me filtrat në Snapchat. Në fakt duket sikur gjithçka ka ndodhur dje, dhe kjo falë rrjeteve sociale të cilat janë rikthyr në këtë fillim viti një dekadë pas.
15:50 5 h më parë10.01.2026.
Autori
Edhe pse shumë i vogël në trup, iu vërsul disa herë “kundërshtarit”, teksa më pas nisi ta ndjekë atë nëpër hapësirën e përbashkët të kafshëve.
22:50 22 h më parë09.01.2026.
Autori
Pas vitesh refuzimesh nga kompania për t’i përshtatur orarin e punës që të kujdesej për prindërit e tij me aftësi të kufizuara, një punonjës në Spanjë fitoi betejën ligjore, duke u dëmshpërblyer me mbi 165 mijë euro nga drejtësia.
21:27 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Fundi i pushimeve, i ftohti dhe errësira e dimrit apo mungesa e festave në horizont: çfarë duhet të dini për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë.
16:59 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
I fshehur në liqenin Maligne dhe i arritshëm vetëm nga uji, kjo copë toke ikonike në Parkun Kombëtar Jasper mbetet e mbyllur për vizitorët, por cilësohet një vend i shenjtë nga indigjenët.
11:43 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Mbi 400 këpucë të shekullit XIX janë shfaqur papritmas në plazh në Ogmore-by-Sea, një lokalitet bregdetar në jug të Uellsit.
20:25 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Në një epokë të lidhjes së pandërprerë, gjumi është bërë luksi përfundimtar dhe ka krijuar një trend të ri udhëtimi: turizmin e gjumit.
09:38 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Pas gati tri dekadash ecjeje pa ndërprerje përmes kontinenteve, rreziqeve ekstreme dhe sakrificave personale, eksploratori britanik Karl Bushby është vetëm një hap larg përfundimit të misionit të tij unik, të kthehet në Angli më 2026, duke mbyllur udhëtimin rreth botës që nisi në vitin 1998.
21:40 3 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Zvicra, Luksemburgu dhe Singapori kryesojnë listën e vendeve me pagat mesatare neto mujore më të larta në botë.
18:59 3 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Komente (0)