Hante majat e djathit në supermarket, kapet “kafshuesi” serial

Stafi i një supermarketi në Itali, ka zbuluar një të moshuar i cili prej kohësh dëmtonte djathin në dyqan duke ngrënë vetëm majat e tij.

Burimi: Il Mattino

22.02.2026. 13:33

Hante majat e djathit në supermarket, kapet “kafshuesi” serial

Një burrë rreth 70 vjeç është kapur në flagrancë duke ngrënë majat e djathit në një supermarket në Padova, pas muajsh vëzhgimesh dhe hetimesh nga stafi, raporton Il Mattino.

Burri kishte për zakon të merrte copa Parmigiano, Grana Padano dhe djathë të tjerë të fortë, duke ngrënë vetëm majën dhe më pas duke i vendosur prapë në raftet për shitje.

Ky veprim shkaktoi humbje të konsiderueshme për dyqanin në zonën Palestro, pasi produktet e kafshuara duhej të hidheshin, me një kosto për çdo copë midis 10 dhe 15 euro, humbje që vazhdoi për javë të tëra pa mundur të identifikohej autori.

Dy ditë më parë, përgjegjësi i supermarketit e ka kapur në flagrancë autorin, para bllokut të qumështit dhe djathit, teksa po kafshonte një copë djathi. Me syze të errëta, flokë të bardhë dhe kapelë, 70-vjeçari pas kapjes ka nxjerrë portofolin dhe ka paguar për herë të parë për produktin.

Ndërsa dëmi i kaluar nuk mund të llogaritet, stafi tani ka memorizuar identitetin e tij për të parandaluar episodet e ngjashme në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)