“Tradhti” në Napoli, vajza gjen online çantat e vjedhura, zbulon se ia kishte shitur i dashuri

Nga faturat e blerjes së dyqanit rezultoi se për katër çantat ishte paraqitur vetëm një dokument identiteti, ai i të dashurit 28-vjeçar të vajzës.

Burimi: Tgcom

08.03.2026. 15:06

“Tradhti” në Napoli, vajza gjen online çantat e vjedhura, zbulon se ia kishte shitur i dashuri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Napoli të Italisë. Një vajzë 27-vjeçare, duke parë çanta firmato në rrjetet sociale të një dyqani vintage, ka vënë re se disa prej tyre i përkisnin asaj.

Vajza e njohu menjëherë katër çanta që i ishin zhdukur në mes të muajit shkurt. Ajo dyshoi menjëherë tek i dashuri i saj 28-vjeçar. E kontaktoi dhe i kërkoi të shkonin bashkë në dyqan për t’i parë çantat, por ai refuzoi.

Atëherë 27-vjeçarja vendosi të shkojë në dyqan së bashku me babain dhe vëllain. Pronari i dyqanit u tregoi çantat që dyshohej se ishin të vjedhura. Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët e Napolit për të sqaruar rastin.

Nga faturat e blerjes së dyqanit rezultoi se për katër çantat ishte paraqitur vetëm një dokument identiteti: ai i të dashurit 28-vjeçar të vajzës. Sipas të dhënave, ai i kishte shitur çantat për rreth 4 mijë euro.

Hetimet treguan gjithashtu se pasi u kontaktua nga e dashura, i riu kishte telefonuar pronarin e dyqanit duke i kërkuar që t’i hiqte çantat nga shitja.

Karabinierët sekuestruan çantat, ndërsa 28-vjeçari u denoncua për rastin. Pronari i dyqanit rezulton të jetë i pafajshëm dhe nuk kishte dijeni që çantat mund të ishin të vjedhura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)