Një detaj në dukje i parëndësishëm në vendin e punës mjaftoi për të shkaktuar një lëndim serioz dhe një betejë ligjore disavjeçare. Një punonjëse në qytetin e Meridësnë Spanjë, u plagos rëndë kur u pengua mbi kabllot e kompjuterit poshtë tavolinës së saj, me incidentin që përfundoi në gjykatë.
Rënia shkaktoi një frakturë të trefishtë në krahun e saj dhe çoi në disa muaj rehabilitim. Pas një procesi ligjor, gjykata pranoi se aksidenti nuk ishte thjesht një rastësi, por rezultat i mirëmbajtjes së dobët në vendin e punës.
Incidenti ndodhi më 2 mars 2022 në Gjykatën e Meridas. Punonjësja shërbente në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Departamentin Hetimor dhe ishte në detyrë atë ditë.
Kishte disa kabllo kompjuteri nën tavolinën e saj dhe disa prej tyre u ngatërruan në karrigen e punonjëses, saqë kur u përpoq të mbështetej dhe të ngrihej, këmba e saj ngeci në njërën prej kabllove dhe bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte në dysheme.
Një ambulancë u thirr menjëherë dhe vajza u dërgua në spitalin e qytetit, ndërsa pas trasnferimit në një spital në Cáceres, mjekët konfirmuan një frakturë në pjesën e sipërme të krahut në tre vende.
Rimëkëmbja rezultoi të ishte e gjatë dhe e vështirë. Asaj iu deshën gjithsej 247 ditë për të marrë veten pas lëndimit. Nga këto, 136 ditë u karakterizuan si një periudhë humbjeje të konsiderueshme, por jo të plotë të cilësisë së jetës, ndërsa 111 ditët e mbetura u regjistruan si një periudhë rehabilitimi bazë. Edhe pse ajo u kthye në punë në korrik, rehabilitimi i plotë mjekësor nuk përfundoi deri në nëntor 2022, ndërsa ajo vazhdoi fizioterapinë.
Fillimisht, punonjësja kërkoi nga administrata një kompensim prej afërsisht 31,600 eurosh, por kërkesa e saj u refuzua në fazën e parë, gjë që e detyroi ta çonte çështjen në gjyq.
Gjykata vendosi përfundimisht se kishte pasur "funksionim jonormal të shërbimit publik" dhe se nuk ishin siguruar kushtet e duhura të sigurisë në vendin e punës. Kështu, ajo njohu përgjegjësinë e administratës dhe caktoi një kompensim prej 20,000 eurosh për punonjësen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)