“Bukuroshja e zezë” që fsheh historinë e Marsit

Një koleksionist amerikan ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm pasi bleu rreth 15 vite më parë një meteorit në Marok, pa e ditur vlerën e tij të vërtetë shkencore.

Burimi: AS

12.04.2026. 12:32

“Bukuroshja e zezë” që fsheh historinë e Marsit

Një koleksionist amerikan ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm pasi bleu rreth 15 vite më parë një meteorit në Marok, pa e ditur vlerën e tij të vërtetë shkencore. Guri i vogël, i zi dhe me peshë rreth 300 gramë, i gjetur në shkretëtirën e Saharasë, rezulton sot të jetë një fragment i rrallë nga planeti Mars.

I njohur si “Black Beauty”, ky meteorit ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për vite me radhë. Edhe pse u konfirmua herët se kishte origjinë marsiane, studiuesve iu deshën më shumë se një dekadë kërkimesh për të zbuluar sekretin e tij më të madh. Brenda tij gjenden minerale që datojnë rreth 4.5 miliardë vite më parë, duke e bërë një nga mostrat më të vjetra të sipërfaqes së Marsit të studiuara ndonjëherë.

Ajo që e bën këtë meteorit vërtet të veçantë është përmbajtja e lartë e ujit. Sipas analizave të fundit, ai përmban deri në dhjetë herë më shumë ujë sesa çdo shkëmb tjetër marsian i analizuar deri tani. Duke përdorur teknologji të avancuar skanimi 3D, shkencëtarët kanë zbuluar se hidrogjeni është ruajtur për miliarda vite në zona shumë të vogla të pasura me hekur brenda gurit.

Studimet tregojnë gjithashtu se meteoritit është formuar në kushte me temperatura të larta dhe në prani të ujit. Këto të dhëna përputhen me mostrat që roboti Perseverance i NASA-s po mbledh aktualisht në Mars.

Ky zbulim forcon teorinë se Marsi dikur ka pasur kushte të përshtatshme për jetë mikroskopike. Edhe pse ende nuk ka prova të drejtpërdrejta të jetës, ky meteorit tregon rëndësinë e madhe që kanë këto fragmente hapësinore për shkencën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)