Paralajmërimet e autoriteteve: Uji i liqenit të Badocit mos të përdoret për të pirë

Autoritetet në Kosovë iu kanë bërë thirrje banorëve të Prishtinës dhe zonave përreth që të mos konsumojnë ujin e Liqenit të Badocit, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës.

Burimi: REL

13.01.2026. 20:17

Paralajmërimet e autoriteteve: Uji i liqenit të Badocit mos të përdoret për të pirë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim të martën ku iu bën thirrje banorëve që të mos përdorin për të pirë ujin nga Liqeni i Badocit, deri në një lajmërim të dytë.

Sipas IKSHPK, momentalisht uji i këtij liqeni nuk mund për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës, kjo edhe si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Më tej, institute bën me dije se po e monitoron situatën hap pas hapi, në bashkëpunim me ujësjellësin e Prishtinës.

Nga Liqeni i Badocit furnizohen qytetarët e Prishtinës dhe të komunave dhe fshatrave përreth.

Kosova u përball me përmbytje javën e kaluar, të cilat shkaktuan dëme të mëdha dhe detyruan shumë banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)