Peter Sorensen në Prishtinë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Serbisë e Kosovës, Peter Sorensen viziton sot Prishtinën.

14.01.2026. 10:39

Peter Sorensen në Prishtinë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Serbisë e Kosovës, Peter Sorensen viziton sot Prishtinën. 

Ai ka takime me udhëheqësit në Prishtinë, para se të udhëtojë më pas drejt Serbisë, në një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 


Fillimisht Sorensen u takua me kryeministrin Albin Kurti herët në mëngjes, e më pas u prit nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj. 

Vizita e tij vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Radio Evropa e Lirë thotë se pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)