Komisioni Evropian ka konfirmuar se pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët në vijim, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove fonde evropiane.
Lajmi u bë i ditur nga Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, gjatë një seance në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian.
Sipas Koopmanit, institucionet evropiane janë duke punuar paralelisht në programimin e mjeteve financiare dhe në kontraktimin e projekteve që do të përfitojnë nga këto fonde.
Ai theksoi se, në praktikë, të gjitha masat financiare pritet të hiqen shumë shpejt, në përputhje me deklaratat e mëparshme të udhëheqjes së KE-së.
Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, për shkak të tensioneve në veri të vendit, duke pezulluar financime dhe takime zyrtare.
Ndërsa masat ekonomike po hiqen, ende nuk ka një sqarim të plotë për masat politike. Zyrtarët evropianë megjithatë thonë se edhe ato do të zbatohen pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)