Paraburgim njëmujor për serbin e dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Gjykata e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për serbin e ndaluar në lidhje me dhunën ndaj forcave të KFOR në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Burimi: REL

15.01.2026. 21:51

Paraburgim njëmujor për serbin e dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për shtetasin S.R., i arrestuar nën dyshimet për përfshirje në sulmet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit është vlerësuar si e domosdoshme për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi i dyshuari posedon edhe shtetësi të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës dyshon se S.R., më 29 maj 2023, në koordinim me persona të tjerë serbë nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në veprime të dhunshme me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit kushtetues në komunat veriore të Kosovës. Pavarësisht urdhrave të KFOR-it për shpërndarje paqësore, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë.

Si pasojë e përleshjeve, u plagosën mbi 30 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale në automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)