Kosova ka marrë zyrtarisht një ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një organizëm i ri i prezantuar pak ditë më parë nga presidentit Donald Trump.
Lajmi është ndarë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetet sociale, e cila shprehet se është e nderuar që do të jetë krah SHBA në misionin për një botë më të sigurt.
Osmani shton se Kosova do të vijojë të jetë një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati”, shkruan Osmani.
Foto: Facebook/Vjosa Osmani
Pak ditë më parë, të njëjtën ftesë e ka marrë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më pas shtoi se ajo do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.
Bordi i Paqes është një strukturë e formuar nën iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila synon të luajë një rol në administrimin kalimtar, rindërtimin dhe stabilizimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të gjatë atje.
Bordi përfshin udhëheqës nga disa vende të rëndësishme botërore dhe figura me ndikim ndërkombëtar, me Presidentin Trump si kryetar.
Emra të përmendur si pjesë e bordit përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ish-Kryeministrin britanik Tony Blair, Jared Kushner por dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dosja "Bajri" që lidhet me vrasjen e Fatbardh Liçit është dërguar për gjykim nga GJKKO, me të pandehur Safet Bajri, Asmer Bilali, Behar Bajri dhe Eria Ago.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s ka marrë disa kredi të mëdha hipotekare, përfshirë një kredi prej 61 milionë dollarësh nga Morgan Stanley, për pesë prona në Kaliforni.
Lideri i opozitës ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e trafikut të drogës, duke theksuar se sipas tij ky fenomen përbën rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende si Belgjika dhe rajoni më gjerë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, katër tërmete tronditën Epirin të premten në mëngjes, me dridhje të regjistruara në zonat pranë Janinës dhe Thesprotisë.
Media e Sardenjës në një artikull flet për mafian shqiptare, historinë e saj të ngritjes pas rënies së komunizimit dhe fuqizimit në Europë, si dhe në këtë rajon.
Ngecja lidhet me përparim të kufizuar në dialogun me Kosovën, mungesë përputhshmërie me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së apo edhe retorikë kundër zyrtarëve europianë.
"Kupola Helenike" do të krijojë një mburojë antiraketë, antibalistike dhe antidronë në vend, duke krijuar një mbrojtje ajrore moderne të aftë për t'u përballur me çdo kërcënim përmes kombinimit të sensorëve, sistemeve të raketave dhe një sistemi të unifikuar komande dhe kontrolli.
Masat ndëshkuese ishin vendosur pas tensioneve në veriun e Kosovës, ku pati përplasje mes protestuesve serbë dhe forcave të sigurisë, përfshirë misionin e KFOR.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka sulmuar në mes të rrugës me hanxhar bashkëshorten e tij, pas nuk pranonte ndarjen.
Gjakova u trondit mëngjesin e së hënës nga të shtënat me armë zjarri që përfunduan me një viktimë dhe një person të plagosur. Pas disa orësh kërkimesh nga autoritetet, i dyshuari për këtë ngjarje u vetëdorëzua në polici.
Kjo është hera e dytë në disa muaj që Miniq jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të emërohet sërish si kryeministër për formimin e qeverisë së entitetit.
48 vjet pas "ditës tragjike" të rrëmbimit të Aldo Moros nga Brigadat e Kuqe, "kujtojmë një nga momentet më të errëta në historinë e Republikës dhe nderojmë burrat që vdiqën duke mbrojtur vlerat e Republikës", shkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Antonio Tajani në X.
Komente (0)