Dy kushërinjtë shqiptarë, Niko Sina 49 vjeç, i njohur edhe me emrin Fasli, si edhe Afrim Sina 52 vjeç, i njohur me emrin Andon, janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kërkoheshin nga autoritetet përtej Adriatikut për vepra penale të rënda. Madje, Niko dhe Afrim Sina kanë qenë në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe kanë qëndruar të fshehur në Shqipëri për më tepër se dy dekada.
Ata u arrestuan vitin e kaluar në Dibër, duke përdorur identitete false. Dy kushërinjtë janë dënuar në vitin 2006 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Napoli, secili me 14 vite e 11 muaj burg, për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ndodhi më 22 shtator 1999 në komunën Griciniano d’Aversa, ku dy kushërinjtë dyshohet se vranë një shtetas shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër. Ngjarja dyshohet se lidhet me mosmarrëveshjet mbi ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)