“Nuk dua armëpushim”, Trump: Izraeli do ta përfundojë luftën kur SHBA ta kërkojë

Presidenti amerikan theksoi se ndalimi i luftimeve nuk ka kuptim në këtë fazë të përplasjes dhe shtoi se lufta është fituar nga ana e amerikanëve.

20.03.2026. 21:47

“Nuk dua armëpushim”, Trump: Izraeli do ta përfundojë luftën kur SHBA ta kërkojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi në konfliktin me Iran, duke deklaruar se situata ushtarake është në favor të Washingtonit. Ai theksoi se një ndalim i luftimeve nuk ka kuptim në këtë fazë të përplasjes.

“Nuk dua një armëpushim. E dini shumë mirë që nuk bëhet armëpushim kur po e shkatërron kundërshtarin”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ai nënvizoi se SHBA-të po kontrollojnë zhvillimet në terren.

Presidenti amerikan shtoi se lufta është fituar nga ana e SHBA-së. “Mendoj se kemi fituar. Kemi nxjerrë jashtë funksioni marinën, aviacionin dhe mbrojtjen e tyre ajrore”, deklaroi ai duke theksuar se kapacitetet ushtarake iraniane janë dobësuar ndjeshëm. Trump komentoi edhe rolin e Izraelit në këtë konflikt.

“Mendoj se Izraeli mund ta mbyllë luftën sapo SHBA-të ta kërkojnë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ta. Duam pak a shumë të njëjtat gjëra në luftën kundër Iranit”, deklaroi më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)