Sipas burimeve të “Politico”, Moska i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një marrëveshje që parashikon pezullimin e ndarjes së informacionit të inteligjencës me Iranin, duke përfshirë koordinatat e bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, nëse Uashingtoni do të ndalte dhënien e informacionit te Ukraina për Rusinë.
Sipas raportimit, propozimi është bërë nga i dërguari rus, Kirill Dmitriev gjatë takimit të tij në Miami javën e kaluar me të dërguarit e administratës Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner. Burimet shtojnë se SHBA-ja ka refuzuar këtë ofertë, duke e konsideruar të papranueshme ndalimin e mbështetjes informative për Ukrainën.
Nëse propozimi konfirmohet nga administrata e SHBA, atëherë do të konfirmohej zyrtarisht përfshirja e Rusisë në Lindjen e Mesme, ku prej disa ditësh ata akuzohen se i japing informacione Shtetit Islamik. Por, ky moment tregon edhe përpjekjet diplomatike të Rusisë për të kufizuar informacionin që arrin te kundërshtarët e saj ndërkombëtarë, ndërsa situata në Ukrainë dhe tensionet me Iranin mbeten pika shqetësimi për Washingtonin dhe aleatët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)