Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku zhvilluan një vizitë zyrtare në Berlin. Ata u takuan me Armin Laschet, ish-kryetarin e CDU dhe ish-kandidat për Kancelar të Gjermanisë në vitin 2021. Aktualisht ai është kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestag.
Gjatë takimit, ata diskutuan mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rolin vendimtar të Gjermanisë si partner strategjik në këtë rrugëtim. Deputetët e opozitës theksuan se integrimi nuk duhet të jetë thjesht një simbol, por një mjet për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe për të luftuar korrupsionin në mënyrë të prekshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në Bundestag, Gjermani | Me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme z. Armin Laschet.
-Laschet, është edhe ish-kryetar i CDU dhe ish-kandidat për Kancelar i Gjermanisë (2021) - një nga figurat më të spikatura të politikës gjermane dhe një zë i rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, e cila ka qenë dhe mbetet një partner kyç në këtë rrugëtim.
Shqipëria është me fat që ka pasur këtë mbështetje të qëndrueshme. Por integrimi europian nuk është një qëllim në vetvete - është një proces që duhet t’i shërbejë qytetarëve, duke forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është momenti të kalojmë nga fjalët tek veprat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)