Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur të pezullojë deri më 31 mars dekretin e presidentes Vjosa Omani për të shpërndarë Kuvendit, për shkak të dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Sipas Kushtetueses, vendimi është ex officio dhe ndalon çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, dhe çdo veprim të Kuvendit të Kosovës për sa kohë masa të jetë në fuqi.
Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që ankimoi në Kushtetuese dekretin e presidentes Osmani në lidhje me shpërndarjen e Kuvendit, që sapo kishte dalë nga zgjedhjet e fundit të dhjetorit.
"Gjykata vlerëson se ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi të mëtejmë nga ana e institucioneve të lartcekura është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj", shkruhet në njoftim.
Kjo gjë nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja.
Në seancën e 5 marsit, LVV propozoi dy kandidatë për president Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën. Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi partitë opozitare u larguan nga salla.
Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)