Serbia është goditur gjatë orëve të fundit nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe borë në zonat malore.
Disa komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa probleme ka pasur dhe në furnizimin me energji elektrike.
Në Komunën e Vladimircit janë shtatë fshatra pa energji elektrike, dhe në disa prej tyre nuk ka as ujë.
Përveç komuniteteve lokale në territorin e Loznicës, 8 fshatra në komunën e Mali Zvornikut, 7 në territorin e Krupnjës janë pa energji elektrike, ndërsa në Ljubovia, niveli i ujit të Drinit është në rritje.
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëroi se reshjet e shiut dhe të borës do të vijojnë përgjatë natës dhe ditës së nesërme në pjesën më të madhe të Serbisë, duke iu bërë thirrje autoriteteve dhe banorëve që të marrin masa.
Gjatë natës, pritet që shiu t’ia lerë vendin borës dhe reshjet do të intensifikohen. Një rritje e temperaturës mund të vijë në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, kur nuk do të ketë ngrica në mëngjes.
Sa i përket situatës hidrologjike, një paralajmërim është në fuqi për lumin Lim në zonën e Prijepoljes, ku është shpallur mbrojtje emergjente nga përmbytjet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)