Greqia merr fregatën “Kimon”, Dendias: Më e forta në planet! Micotaqis: Po e bëj atdheun të sigurt

Micotaqis e përshkroi marrjen në dorëzim nga Marina greke të fregatës së re si një ndryshim faqeje pas 28 vitesh për Flotën Detare të Greqisë dhe një garanci për të lënë tek brezat e rinj një atdhe më të fortë e të sigurt.

Burimi: Protothema.gr

15.01.2026. 22:56

Greqia merr fregatën “Kimon”, Dendias: Më e forta në planet! Micotaqis: Po e bëj atdheun të sigurt

Anija më e re e Marinës së Greqisë, fregata "Kimon", e cila u prodhua nga francezët e Naval Group, mbërriti ditën e sotme në Athinë dhe u vendos zyrtarisht në mburojën greke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Fregata "Kimon" hyri në Gjirin Saronik e shoqëruar nga dy anije emblematike, simbole të detarisë greke, anija historike luftarake Averof dhe trirema Olympiada, një replikë besnike e një anijeje të lashtë luftarake.

Kryeministri grek Qiriakos Micotaqis, ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias dhe Presidenti Kostandinos Taculas e pritën anijen e re në mes të detit, teksa zbarkuan me helicopter ushtarak në stacionin detar të Salaminës.

Micotaqis e përshkroi marrjen në dorëzim nga Marina greke të fregatës së re si një ndryshim faqeje pas 28 vitesh për Flotën Detare të Athinës.

Sipas krerëve të shtetit grek ky hap shënon hyrjen e vendit në një epokë të re të fuqisë detare dhe vetëdijes operacionale.

“Kemi folur shumë për aftësitë operacionale të kësaj anijeje ultramoderne, por ajo është një tjetër hallkë në përpjekjet e vazhdueshme për modernizimin e Forcave të Armatosura , si në aspektin e mjeteve ashtu edhe të fuqisë punëtore. Kështu, aftësia parandaluese e vendit tonë nuk do të vihet në dyshim nga askush dhe Greqia do ta projektojë fuqinë e saj si një pol stabiliteti dhe aftësie paguese në Mesdheun Lindor, me efektivitet gjithnjë e më të madh. Detyra e çdo qeverie dhe personalisht, e imja si Kryeministër është të ofrojmë një atdhe më të sigurt nga ç’e mora unë. Udhëtim të mbarë për “Kimon” dhe i uroj mirëseardhje pjesës tjetër të Belharrës ultramoderne”, deklaroi shefi i qeverisë helene.

Ndërkohë, nuk e fshehu krenarinë ministri Dendias, duke e cilësuar fregatën “Kimon” si më të fuqishmen në planet.

“Një ditë e madhe për Marinën dhe Forcat e Armatosura sot, një ditë e madhe për atdheun tonë. Fregata “Kimon” po lundron në ujërat e Greqisë, në ujërat e Egjeut. Dua të them pa asnjë element ekzagjerimi se kjo fregatë është më e fuqishmja në planet. Është një armë që do të forcojë Forcat e Armatosura në misionin e tyre themelor, që është të pengojnë çdo agresion, të sigurojnë çdo të mirë të sigurisë së shoqërisë greke, të qytetarëve grekë, të atdheut tone. Të sigurojë sovranitetin dhe të drejtat tona sovrane. Ky është misioni i saj. Sot po dëshmojmë kalimin në një epokë tjetër. Forcat e Armatosura, me axhendën e vitit 2030, po transformohen nga një sërë sistemesh armësh në një makinë për njohuri, përpunim informacioni dhe menaxhim gjithëpërfshirës të riskut. Ne po krijojmë aftësinë për të përpunuar të dhëna moderne dhe për t'iu përgjigjur çdo sfide. Përmes platformave si Kimon çdo grek mund të ndihet më i sigurt”, deklaroi Dendias.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)