Lamtumirë mes brohoritjeve, tifozët e PAOK përshëndesin me flakadanë 7 viktimat e aksidentit tragjik

Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e të rinjve.

30.01.2026. 10:14

Lamtumirë mes brohoritjeve, tifozët e PAOK përshëndesin me flakadanë 7 viktimat e aksidentit tragjik

Greqia dhe më specifikisht qyteti i Selanikut po përjetojnë ditë zie. Pas aksidentit fatal rrugor në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë futbolli, u organizua edhe lamtumira e tyre në një ceremoni prekëse.

Arkivolet e tyre u shoqëruan në kortezh nga tifozë që brohorisnin “Të pavdekshëm” dhe “Vëllezër, jetoni përjetë”. Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e shtatë të rinjve.

Mes viktimave ishte edhe i riu shqiptar Vasil Pilo. Ndërkohë, një tjetër tifoz me origjinë shqiptare, i identifikuar si Genci Sadiku është mes tre të plagosurve. Aksidenti automobilistik ndodhi të martën, më 27 janar. Grupi i tifozëve të PAOK-ut të Selanikut po udhëtonte drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre në Europa League. Minibusi në të cilin ata ndodheshin u përplas me një kamion në Rumani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)