Shkundet Kreta, tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tjetër tërmet ka goditur Kretën në orët e vona të mbrëmjes duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme.

Burimi: Protothema

08.02.2026. 10:01

Shkundet Kreta, tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë Rihter ka goditur pak para mesnate ishullin e Kretës në Greqi duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ishte 44 kilometra në perëndim të Paleochoras, teksa thellësia fokale 27 kilometra.

Fatmirësisht nga ky tërmet nuk pati të lënduar apo dëme, teksa lëkundja kryesore u pasua nga disa tërmete të tjera deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga tërmetet pasi vetëm këtë javë dhjetëra lëkundje janë regjistruar në vend sidomos në pjesën perëndimore në bregdetin jonian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)