Protestat në Milano, Meloni e nervozuar: Kush nuk e do Olimpiadën është armik

Kryeministrja Meloni i ka cilësuar armiq të Italisë personat që morën pjesë në protestën e dhunshme në Milano kundër lojërave olimpike.

Burimi: La Reppublica

08.02.2026. 11:29

Protestat në Milano, Meloni e nervozuar: Kush nuk e do Olimpiadën është armik

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar e indinjuar pas protestave të dhunshme mbrëmjen e kaluar në Milano, kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike Cortina 2026.

Meloni i ka cilësuar si armiq të Italisë protestuesit e dhunshëm, teksa shtoi se një akt sabotazhi ndaj linjave hekurudhore ka shkaktuar problematika të mëdha në vend.

“Ka nga ata që punojnë për të siguruar suksesin e Lojërave Olimpike dhe nga ana tjetër janë armiqtë e Italisë dhe të italianëve, që demonstrojnë kundër Olimpiadës dhe bëjnë që këto pamje të qarkullojnë në televizione në mbarë botën. Disa madje kanë prerë edhe kabllot hekurudhore për të penguar nisjen e trenave,” shkroi Meloni.

Mbrëmjen e kaluar një manifestim i madh u mbajt në Milano kundër këtyre Lojërave Olimpike. Mbi 3000 persona u grumbulluan për të kundërshtuar ato që ata i quajtë shpenzime kolosale për organizimin e këtij eventi.

Gjatë protestës pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit nuk hezitoi të përdorte dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Raportohet se disa persona u arrestuan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)