Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 20 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka paraqitur argumentet e saj lidhur me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Janinës.
Në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka paraqitur argumentet e saj lidhur me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Janinës. Ajo pretendon se nuk ka qenë e njoftuar kurrë për dënimin në Greqi për falsifikim vize.
Sipas Gjokës, kjo është arsyeja që në formularin e dekriminalizimit nuk ka deklaruar ndonjë dënim gjyqësor në Greqi. Ajo saktëson se nuk ka kryer shkelje të këtij lloji dhe kujton se më 24 dhjetor 2002 dhe përsëri në 2003, iu ndalua hyrja në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
Gjykata e Janinës e kishte dënuar me tre muaj burg dhe 1,500 euro gjobë, por dënimi me burg u konvertua në gjobë prej 4.4 euro në ditë. Gjoka insiston se nuk ka kryer veprime të paligjshme dhe kërkon që KLGJ të marrë parasysh këtë informacion.
“Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar”, thuhet në përfundim të letrës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
13:33 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
12:57 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me votimin e Raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europain duke u shprehur se hija e Ramës e Ballukut ishte në çdo rresht.
12:43 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se është e mundur që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në 2027-ën, por ka ende punë në luftën ndaj korrupsionit.
12:33 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës dhe bëhet me dije se viktima është gjetur pa shenja jete.
12:26 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët.
11:59 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.
11:43 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)