Moti i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme është shtyrë nisja e trageteve nga porti i Durrësit.

04.02.2026. 18:31

Moti i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme është shtyrë nisja e trageteve nga porti i Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 4 shkurt 2026, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të vijojë normalisht mbrëmjen e sotme, në përputhje me oraret e planifikuara nga kompanitë e lundrimit.

Ndërkohë, nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 5 shkurt 2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të përmirësohen kushtet e motit dhe të garantohet siguria e lundrimit.

Autoriteti Portual u bën thirrje udhëtarëve që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të trageteve për informacion të përditësuar mbi oraret e nisjes. Gjithashtu, institucionet portuale falënderojnë pasagjerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë të krijuar nga faktorët atmosferikë.

Masat janë marrë në funksion të sigurisë së pasagjerëve, mjeteve dhe ekuipazheve detare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)