4 ditë mot i keq, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kërkon gatishmëri maksimale për Durrësin

Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë ditët në vijim zonën e Durrësit, duke ngritur shqetësime për pasojat që mund të sjellin reshjet intensive.

05.02.2026. 22:10

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 6 deri më 10 shkurt 2026 parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës.

Autoritetet paralajmërojnë se, bazuar në përvojat e mëparshme, këto reshje mund të shkaktojnë problematika në banesa, biznese, infrastrukturë rrugore dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Për këtë arsye, kërkohet gatishmëri maksimale nga të gjitha strukturat përgjegjëse, monitorim i vazhdueshëm i situatës në terren, raportim i menjëhershëm i çdo emergjence dhe bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional për përballimin e situatave të mundshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)