Janë rikthyer radhët e gjata të qytetarëve dhe të makinave që presin të kalojnë drejt Greqisë këtë të shtunë.
Sipas të dhënave paraprake, shkak për këto vonesa janë bërë sërish doganierët grekë dhe procedurat e tyre të stërgjatura.
Mësohet se pala greke, ka vendosur këtë të shtunë të kryejë kontrolle të imtësishme për këdo që ka vendosur të kalojë drejt Greqisë nga Kapshtica. Për çdo udhëtar po kryhet identifikim elektronik, fotografim dhe marrje e shenjave të gishtave.
Shumë qytetarë kanë mbi një orë në zonën neutrale, në pritje të përfundimit të procedurave kufitare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)