Plagosje me thikë në Vlorë, sulmohet i riu pranë spitalit

Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

28.03.2026. 16:09

Plagosje me thikë në Vlorë, sulmohet i riu pranë spitalit

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e së shtunës në qytetin e Vlorës, në një ngjarje ende të paqartë.

Sipas të dhënave një 33 vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës shumë pranë spitalit rajonal, dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

I riu i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merr dëshmitë e banorëve.

Ende nuk ka detaje rreth konfliktit, ndërsa pritet që i plagosuri të japë më shumë detaje për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)