Aksident në Gramsh, makina bie në liqen

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.

28.03.2026. 15:25

Aksident në Gramsh, makina bie në liqen

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së shtunës në zonën e Gramshit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë nga makina e zhytur në ujë dhe ka pasuar vetëm dëmtime të lehta.

Ai është dërguar në spital dhe po iu nënshtrohet disa ekzaminimeve, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një mjet i rëndë po ashtu ka shkuar në zonë për të bërë të mundur nxjerrjen e makinës nga ujërat e liqenit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)