Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP, në krye të institucionit emërohet Klevis Qose

Lëvizje dhe emërime janë ndërmarrë edhe në disa qarqe të vendit. Në Fier, në krye të drejtimit është komanduar Erion Ahmeti.

23.04.2026. 12:16

Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP, në krye të institucionit emërohet Klevis Qose

Ndryshime të rëndësishme janë regjistruar në strukturat drejtuese të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe në disa sektorë të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve të bëra publike, Eduart Merkaj është larguar nga posti i drejtuesit të AMP-së, ndërsa në vend të tij është emëruar Klevis Qose.

Ndërkohë, lëvizje dhe komandime janë ndërmarrë edhe në disa qarqe të vendit. Në Fier, në krye të drejtimit është komanduar Erion Ahmeti, ndërsa Gerald Toska është emëruar shef komisariati.

Po ashtu, Andi Banushi do të mbajë detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë në Elbasan, teksa Krenar Guçe është caktuar Shef i Rendit në Përmet. Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese dhe forcimit të menaxhimit në nivelet vendore të Policisë së Shtetit.

NDRYSHIMET NË STRUKTURAT E POLICISË:

Erion Ahmeti - Komandohet Drejtor i Policisë Fier

Andi Banushi - Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan

Krenar Guçe - Shef Rendi në Përmet

Alfred Cenaj - Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë

Gerald Toska - Shef i Komisariatit Fier

Dritan Muça - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë

Dritan Malaj - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat

Petrit Halo - Zëvendësdrejtor në Shkodër

Arben Nasufi - Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë

Islor Islami - Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)

Erdit Rreçeku - Shef Komisariati Peqin

Lusjan Zeqaj - Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë

Ermal Zaimi - Komandant i Linjave të Trafikut Urban

Jetnor Shira - Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)